Lajme

Nga ‘nuk e kam idenë për punësimin e saj në ‘super e kualifikuar’: Kështu e arsyeton Aliu punësim e motrës së tij

Gazeta Metro kishte raportuar për punësimin e motrës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, nga Ministria e Shëndetësisë, gjë për të cilën ka folur sot Aliu, duke e arsyetuar si të super të kualifikuar, shkruan Gazeta Metro.

Suljota Aliu, motra e ministrit Liburn Aliu, është punësuar si anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës nga Ministria e Shëndetësisë, gjë për të cilën kishte raportuar Gazeta Metro.

Ministri Aliu ka folur sot për këtë punësim familjar, duke e arsyetuar se kualifikimin që ka motra e tij është e rrallë

“Motra ime ishte e punësuar edhe më parë në spital dhe përgatitja që ajo ka, është e rrallë në Kosovë”, ka thënë Aliu.

Tutje në arsyetimin e tij, Aliu tha se motra e tij është specialiste e farmacisë klinike dhe se numri i këtyre specialistëve në Kosovë është jashtëzakonisht i vogël, nën dhjetë.

Aliu si duket është përgatitur të arsyetuar punësimin e motës së tij, pasi më parë kishte thënë se nuk e ka idenë për punësimin e motrës së tij.

“Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu.

Duhet theksuar se vendimi për punësimin e Suljota Aliut është marrë me datën 15 korrik, por është bërë publik disa ditë më vonë. Vendimi e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar