Sport

Nga malli për të dhuruar spektakël në tribuna, “Intelektualët” dhe “Skifterat” ngacmohen mes vete në rrjete sociale

Këtë mesjavë do të zhvillohet xhiro e 33-të në Superligën e Kosovës, e cila pritet të jetë shumë e nxehtë.

Njëra nga ndeshjet kryesore padyshim se është ajo e rivalëve lokal, Gjilanit dhe Dritës, shkruan Gazeta Olle.

Derbi i Anamoravës ka sjellur gjithmonë atmosferë të jashtëzakonshme në fushë dhe jashtë saj, por pamundësia që tifozët e zjarrtë “Intelektualët” dhe “Skifterat” të dhurojnë spektakël në tribuna, ka ndikuar që ata “luftën” e tyre ta bartin në rrjete sociale.

Të parët e kanë filluar ‘kuqebardhët’, pasi në postimin e tyre në faqen zyrtare skuadrën e Dritës e kanë quajtur si ekip i bastexhinjëve.

“Nderi i Qytetit zhvillon ndeshjen e rradhës kundër klubit të matemacientëve dhe prognozave në arenën “Agim Ramadani – Katana”. Lojtarët tanë do të vazhdojnë të luajnë futboll me faqe t’bardhë”, shkruhet në njoftimin e “Skifterave”.

Por, keq nuk e kanë lënë as ‘bardhekaltrit’ të cilët ndeshjen me Gjilanin e cilësojnë si ndeshje me një klub pa histori nga periferia e qytetit, e madje i ngacmojnë edhe për mungesën e trofeve.

“Të mërkuren Krenaria e Qytetit FC DRITA vazhdon luften drejt titullit ku perball do ta kemi klubin pa histori nga periferia e qytetit tone. Per shkaqe qe tashme dihen, Intelektualet nuk do te jene fizikisht ne tribina per te dhene ligjerata, por ato do i vazhdojme online nga sonte..Detyra per sonte nga “matematika”, kanë shkruar “Intelektualët” në faqen e tyre zyrtare.

Gjithçka mbetet të shihet të mërkurën, ndeshje e cila do të jetë shumë stresuese për Dritën, e cila lufton për titull, e shumë “relaksuese” për Gjilanin, të cilët janë të “betonuar” në pozitën e katërt.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës