Sport

Nga Llapi tek Gostivari, futbollisti i talentuar huazohet për gjashtë muaj

Llapi dhe Gostivari kanë arritur marrëveshje në momentet e fundit të merkatos.

Futbollisti i talentuar, Premtim Jakupi do jetë pjesë e skuadrës nga Maqedonia Veriore për gjashtë muaj, raporton Gazeta Olle.

Skuadra e Gostivarit paraqitet në Ligën e Dytë të futbollit maqedonas.

Ata janë në garë për inkuadrim në elitë pasi që gjatë vjeshtës kanë përfunduar kampionatin në pozitën e tretë tabelore dhe për këtë arsye janë përkujdesur të marrin në huazim disa futbollistë të talentuar nga Shkëndija, Struga e madje edhe Llapi.

 

Ishte vetë trajneri, Tahir Batatina që zbuloi për “Gazetën Olle” huazimin e futbollistit tek Gostivari, teksa tregoi se ai do të qëndrojë tek skuadra e re për gjashtë muaj dhe më pas do rikthehet tek klubi që ai drejton.

Jakupi pati shancet e tij të kufizuara në vjeshtë edhe në Kosovë, por tani tek Gostivari minutat për të pritet të rriten akoma më shumë.

Postime të ngjajshme
Sport

Nesër takimi i 30-të mes Prishtinës dhe Llapit: Forma momentale e skuadrave dhe rezultatet nga 29-të ndeshjet e kaluara

Sport

Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë

Sport

Batatina flet për sfidën ndaj Prishtinës

Sport

Presidenti i Prishtinës takohet me atë të Dritës dhe pyet se kush do të del kampion?!