Lajme

Nga kjo ditë vjen prapë ‘ i nxehti afrikan’

Në fundjavën e partë të muajit korrik, parashihet të mbajë mot me vransira e diell, por me pak gjasa për riga lokale shiu vetëm ditën e diel. Të shtunën mbetet freskët, e ditën e diel pak më ngrohtë.

Në ditët e para të javës së parë të korrikut priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, e sipas parashikimeve të fundit, nga dita e mërkurë një i nxehtë nga Afrika veriore sërish sjell rritje të temperaturave edhe mbi 30C, e ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Në ditët e fundjavës cilësia e ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
Ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të kufizojmë qëndrimet më të gjata në rreze të diellit.

3.07 – Më freskët, me diell e gjatë ditës edhe vransira. Në mbrëmje priten kthjellime.
4.07 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
5.07 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet mund të vazhdojnë edhe në mbrëmje.
6.07 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Paradite me mundësi për riga lokale shiu.
7.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e maksimalet mbesin në 25C ditën e shtunë, e nga dita e diel luhaten nga 27C deri 29, e nga e mërkura rriten edhe deri në 32C.

Era do të fryjë mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike ditën e nesërme në rritje, e më pas me tendencë të rënies deri ditën e hënë.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet