Lajme

Nga kjo datë në Kosovë nuk mund të hyjnë ata që s’janë vaksinuar me dy doza

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, të miratuara së fundi nga Qeveria e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pak më parë masat e reja, ku janë detajuar lehtësirat dhe ndalesat që janë vendosur si masë parandalimit për përhapjen edhe më të madhe të këtij virusi.

Në njoftimin e MSh-së u theksua se nga data 13 tetor, çdo person që hyn në Kosovë, duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose test PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se e njëjta do të vlejë edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike./Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme