Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 285 raste të reja me COVID-19.

Si pasojë e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën pesë pacientë, transmeton lajmi.net.

Nga muaji mars deri më tani numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në…

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Postime të ngjajshme
Lajme

Polici plagos dy qytetarë në Dragash

Lajme

Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar

Lajme

Isa Mustafën e pyesin për Vjosa Osmanin që doli më e votuara ndonjëherë

Lajme

Grenell përsëri me një shkrim për liderin e VV’së: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!