Sport

Neymar vendos për vetën, e kërkon edhe nga Mbappe

Neymari ka konfirmuar për herë të parë se është i lumtur të qëndrojë në Paris Saint-Germain pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme mbi të ardhmen e brazilianit, në Francë.

Ish-ylli i Santos dhe Barcelona shënoi dy herë nga pika e bardhë, të dielën, gjatë vizitës së skuadrës së tij në Lorient, shkruan Indeksonline.

Sidoqoftë, kjo dyshe rezultoi e pamjaftueshme për skuadrën e Mauricio Pochettinon, i cili ra në një humbje tronditëse 3-2.

“Jam i lumtur sot. Unë jam me të vërtetë i lumtur”, shpjegoi ylli brazilian në një intervistë për TF1 .

“Gjërat kanë ndryshuar shumë. Nuk mund ta shpjegoj saktësisht pse. Por sot, ndihem mirë. Jam përshtatur. Jam më i qetë dhe jam më i lumtur. Dua të qëndroj në PSG.”

E ardhmja e Kylian Mbappes, ka qenë gjithashtu objekt i spekulimeve rreth Parc des Princes, pasi pak përparim është bërë në zgjatjen e kontratës së të riut.

Neymari ka kërkuar nga francezi që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës nga Parisi.

“Unë gjithashtu dua që Kyliani të qëndrojë. Ne duam që PSG-ja të jetë një ekip i shkëlqyeshëm. Unë dua të vazhdoj të luaj futboll dhe të jem i lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.

“Me Kylian Mbappe, ne kemi një marrëdhënie vëllezërsh. Unë jam më i madhi. Na pëlqen shumë të luajmë së bashku.

“Unë dua të marr më të mirën prej tij. Ai është një djalë i artë. Unë e quaj ‘golden boy’, sepse ai është me të vërtetë i artë. Ai ka një zemër të madhe. Si futbollist e dini se çfarë vlen, por edhe jashtë fushës ai është i mahnitshëm

“Ai është i qeshur, i lumtur, ai di të argëtohet. Ne jemi shumë të ngjashëm dhe duhet të jemi të lumtur që jemi 100 për qind.”

Postime të ngjajshme
Sport

LIVE SUPERLIGA: Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli

Sport

Superliga e Kosovës: Drenica – Gjilani, Arbëria – Feronikeli

Sport

LAJMI I FUNDIT: Policia spanjolle e arreston presidentin e Barcelonës

Sport

Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën