Sport

Neymar i ka thënë PSG-së që dëshiron të kalojë vetëm te Barcelona

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nëse Barcelona e do Neymarin athëherë duhet të bëjë presion ndaj Paris Saint-Germain, që këta të fundit ta sheshin në klubin katalunas.

Edhe pse nuk është publike, në një takim privat, sulmuesi i ka thënë drejtorit të PSG-së, Leonardos, se ai po mendon vetëm për një transferim në Barcelonë.

Lojtari e dinte që Barcelona po përgatiste një ofertë tjetër dhe ai është i vetëdijshëm se tani është momenti vendimtar që ta mbyll këtë sagë.

Tani Leonardo e ka të qartë që braziliani dëshiron të kthehet në ish-shtëpinë e tij, duke refuzuar oferta nga Juventus dhe Real Madrid.

Një delegacion i Blaugranave udhëtoi në Paris të martën për t’u takuar me Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardon, ku do të paraqitet një ofertë e re, prej 170 milionë eurosh dhe një lojtarë, Ousmane Dembelen.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG do të dëshironte që Nelson Semedo të bënte pjesë në një marrëveshje, por mbrojtësi i djathtë nuk dëshiron të transferohet në Parc des Princes.

Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë për ta mbyllur marrëveshjen për Neymar. /Telegrafi/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv