
Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për kremtimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork, organizon diskutimin lidhur me ri-angazhimin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i cili ka dhënë një kontribut të çmueshëm për dekada me radhë.
“Me shumë kënaqësi, ne do të dëshironim që këtë datë të shënuar të historisë së shtetit tonë të ri, ta festonim së bashku me praninë tuaj fizike në një atmosferë shumë më festive. Megjithatë për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe këtë aktivitet jemi të detyruar ta shënojmë online. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij evenimenti, ku përveç Ambasadorit Isufaj, do të marrin pjesë edhe shumë personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan”, njofton Konsullata e Kosovës në Nju Jork.