Sport

Nesër takimi i 60-të mes Prishtinës dhe Drenicës, këto janë statistikat nga 59 përballjet zyrtare

Nesër (e shtunë) do të zhvillohet java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll, njëherëshit edhe java e parë për stinorin pranveror, shkruan Zeri.info.

Prishtina do të jetë nikoqire e skuadrës së Drenicës, ndeshje e cila zhvillohet nesër në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 13:00.

Ky do të jetë takimi i tretë në këtë sezon mes këtyre dy skuadrave. Kryeqytetasit kishin fituar 3-0 në Prishtinë, kurse Drenica 1-0 në ‘Bajram Aliu’.

Në fakt, nesër do të jetë edhe dueli i 60-të mes këtyre dy skuadrave. Prishtina ka fituar 31 ndeshje deri më tani, 11 ndeshje kanë përfunduar baras, kurse Drenica ka fituar 17 prej tyre.

Nga 59 përballje zyrtare deri më tani, Prishtina ka goldallim më të mirë pozitiv, +37, 90-53.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani e ndez “puron” dhe reagon në rrjetet sociale pas fitores së radhës ndaj Dritës

Sport

UEFA ia uron ditëlindjen Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Sport

Dhjetë transferimet më të shtrenjta ta dala nga Shqipëria: Skënderbeu ‘mbret’, Tirana ka mbetur prapa

Sport

Dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Drenicë