Të premtën në Skënderaj, zhvillohet dueli i parë i javës së II-të, në IPKO Superligë, shkruan BlicMedia.
Drenica do jetë nikoqir i Llapit në kuadër të javës së dytë të Ipko Superligës, ndeshje kjo e cila zhvillohet të premtën më 23 gusht në ora 17:00 në stadiumin “Bajram Aliu” të Skënderajt.
Dy skuadrat i qasen ndeshjes pas dy rezultateve të ndryshme në javën e parë, Llapi mposhti Vushtrrinë kurse Drenica u mposht nga Feronikeli, andaj ndeshja pritet të jetë mjaft interesante dhe pritet të sjell futboll atraktiv, siç kanë prodhuar edhe ndeshjet e mëhershme ndërmjet këtyre dy skuadrave. /BlicMedia.net