Lajme

Nëse vini nga këto shtete në Kosovë, nuk mund të hyni pa test PCR ose do të izoloheni

Gjatë këtij viti u ndryshuan disa herë mënyrat e funksionimit të hyrje-daljeve nëpër pikat kufitare, për shkak të situatë së krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Kësisoj të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto shtete, për të hyrë në Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negative, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 30 mijë e 495 raste, teksa të dyshuar për këtë virus deri më sot ishin 122 mijë e 377 qytetarë.

Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 849 persona. Numri i rasteve aktive me COVID-19 anembanë vendit është 11 mijë e 768.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këshilltari i Avdullah Hotit e propozon për kryetar të partisë deputetin e LDK-së

Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?