Sport

Nëse largohet nga Barcelona, ky mund të jetë klubi i ri i Suarezit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

A po largohet Luis Suarez nga Barcelona?

Luis Suarez vazhdon të ketë oferta për largim nga Barcelona.

Mirëpo, klubeve evropiane që mundohen ta joshin yllin uruguaian të largohet nga Camp Nou u është bashkuar edhe Miami nga Major League Soccer.

Pronari i klubit, David Beckham shpreson që në të ardhmen e afërt ta bind Suarezin ta provojë një përvojë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Interesimi nga Miami për një futbollist nuk është i ri sepse klubi amerikan së fundmi kishte kërkuar edhe golgeterin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv