Lajme

Nëse kalon Projektligji i Rimëkëmbjes, mjetet e Trustit do të kalojnë në llogaritë bankare të qytetarëve për pak ditë

Teksa qytetarët janë në pritje që nesër (mërkurë) para deputetëve të jetë në rend dite Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, tërheqja e 10% nga Trusti, është pika që ka marr vëmendje më së shumti.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi, thotë se kurdo që ligji të aprovohet, ata janë gati për të mundësuar aplikimin.

“Besojmë se ne jemi gati, sikurse e kemi deklaruar edhe disa herë, që sapo të jetë kjo e mundur ligjërisht, ne do të mundësojmë aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jeton Demi.

Lajm i mirë është se pas aplikimit nga ana e qytetarëve, mjetet në një kohë të shkurtër do të dalin në llogaritë bankare të tyre.

“Kalimi i mjeteve nga llogaria e Fondit Pensional në llogarinë bankare të përfituesit, është çështje e procedurave, por ne mendojmë se do të duhej të kryhej brenda disa ditëve, e në skenarin më të keq mund të jetë çështje javësh”, deklaroi më tej Jeton Demi.

Postime të ngjajshme
Lajme

E mbijetuara e masakrës së Suharekës bie viktimë e hajnave në QKUK

Lajme

KEDS njofton për punime, në këto qytete e fshatra do të ketë ndërprerje të rrymës deri në 12 orë

Lajme

Aksident i rëndë tek AKI-ja, brenda ishte gazetari i njohur i T7

Lajme

Elvis Naçi në biznesin e syzeve