Lajme

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë qytetarëve që të lajmërojnë në polici, në rast se hasin në një person të dyshuar për vrasje në tentativë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë i njëjti është nga vendi Irzniq në qytetin e Deçanit.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• SAMI (Avdi) BERISHA i lindur me 01.05.1968 nё fshatin Irzniq- Deçan.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale:

• “VRASJE NË TENTATIVË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Postime të ngjajshme
Lajme

LDK-ja përmbys rezultatin e votave me kusht

Lajme

Letra e nëntë vjeçarit nga Kosova drejtuar Joe Bidenit

Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se si kanë dështuar t’i sigurojnë vaksinat anti-COVID

Lajme

Detaje të reja nga grabitja në KEDS: Personat e maskuar nën kërcënimin e armëve vodhën një shumë të madhe parash