Sport

Nëntë ndeshje të mbetura, kjo është data kur mbyllet stinori vjeshtor në futboll

Superliga e Kosovës në futboll tashmë ka hyrë pothuaj në një fazë vendimtare ku shumë gjëra, sa i përket atyre skuadrave që synojnë tituj dhe daljen në Evropë, si dhe për ato që objektiv të vetëm e kanë mbijetesën, të sqarohen shpejt, shkruan “Zeri.info.

Pandemia COVID-19 ka vështirësuar jashtëzakonisht punën dhe kjo ka bërë që FFK-jë duke iu përshtatur edhe orareve që ka vendosur UEFA për mbyllje të kampionateve këtë edicion, ta ngarkojë orarin e ndeshjeve.

Deri në fund të stinorit pranveror kanë mbetur dhe nëntë ndeshje të cilat do të luhen brenda një muaji e gjysmë (vikend-mesjavë).

Në mes të muajit nëntorit kampionati pushon një javë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Zeri.info nga burime brenda FFK-së mëson se stinori vjeshtor varësisht edhe prej situatës do të mbyllet me 13 dhjetor, çka nënkuptojmë që klubet dhe lojtarët përveç orarit të ngarkuar do të përballën edhe me një situatë aspak të mirë, siç është moti i cili në vendin tonë di të jetë shumë i ashpër në atë periudhë, derisa edhe infrastruktura nuk është se mund ta përballojë lehtë motin e keq. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë