
Numri 2 i Llapit, Amrush Batatina ka vlerësuar se Tahir Batatina është i pazëvendësueshëm në stolin e Llapit, teksa klubet kosovare janë ende amatoreske, shkruan Gazeta Olle.
Këtë mendim të tijin, Batatina e ka ndarë me anë të një komenti në një postim në facebook ku u shfaqën trajnerët e shkarkuar këtë sezon nga Superliga e Kosovës.
Ky koment i zëvendës-presidentit vjen pas shkarkimit të Ismet Munishit nga skuadra e Ballkanit, duke kujtuar kështu kohën kur Llapi kishte rezultate të dobta dhe egzistonte presioni nga publiku për largimin e Tahir Batatinës nga stoli.