Lajme

Nënkryetari i AAK-së i bindur edhe për një Qeveri – Haradinaj

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi thotë se asnjëherë nuk kanë qenë më të organizuar se tani për të shkuar në zgjedhje të reja. Ai shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen sivjet, do të ketë prapë një qeveri Haradinaj.

Në një intervistë Smajl Latifi i cili drejton Komunën e Rahovecit, ka folur edhe për sfidat dhe projektet në këtë komunë.

Smajl Latifi thotë se qeveria aktuale ka bashkëpunuar ngushtë me Komunën e Rahovecit, duke pranuar adresimet e komunës dhe duke dhënë mbështetje maksimale në vazhdimësi,, i kanë dërguar në të gjitha ministritë përkatëse, planet dhe projektet e komunës dhe beson që do të fitojnë të drejtën të marrin përkrahje në të gjitha ato projekte që janë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Në këtë kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë për shpërndarjen e tij, në mënyrë që t’u hapet rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nënkryetari i Aleancës duke thënë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të organizuar, thekson se edhe qytetarët në Rahovec asnjëherë nuk e kanë pasur me qartë të vlerësojnë punën e nivelit qendror.

Smajl Latifi i cili qeverisë me Komunën e Rahovecit, tregon edhe për sfidat me të cilat po përballet në drejtimin e kësaj komune.

E një prej tyre që në disa vende ende nuk po gjen zgjidhje, është edhe mungesa e ujit të pijshëm.
“E kemi një situatë shumë problematike, e kemi në fshatin Pastasel, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka pas asnjëherë, edhe në mandate ne parë kemi bërë përpjekje për të gjetur ujë të pijshëm përmes shpimeve që janë bërë profesionale nga kompanitë e veçanta që mirren me këto tema, nuk kemi gjet ujë të pijshëm. Është provuar edhe në kohën e zotit Vehapi, nuk është gjet,” thotë ai.

Megjithatë, Latifi përmend zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Guri të Kuq dhe në fshatin Polluzhë, vende këto që kanë pasur problem me ujë të pijshëm kohë të gjatë. Mirëpo, thotë që ka raste kur vet qytetarët po e keqpërdorin ujin e pijshëm, duke e përdorur atë për nevoja të tjera, si kopshte e rrugë.

Latifi thotë se nga 24 premtimet e bëra, vetëm një ende nuk ka filluar realizimin. Po ashtu bëri të ditur që janë në pritje të nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e çerdhes në Krushë të Madhe dhe Xerxë.
Gjithashtu, më 26 të këtij muaji fillon ndërtimi i qendrës së të mjekësisë familjare në fshatin Qifllak.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet