Lajme

Në zgjedhjet e 6 tetor-it janë mbi 81 mijë votues më shumë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, të drejtë vote kanë 1.972. 466 votues. Nga lista votuese janë larguar 33.791 emra pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Enis Halimi, tha se krahasuar me listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet lokale 2017, në listën votuese preliminare për zgjedhjet e 6 tetor janë mbi 81 mijë votues më shumë.

Halimi tha se që nga 30 gushti kur edhe ka nisur aplikimi për regjistrim për votuesit jashtë vendit, deri tani kanë pranuar 4.977 aplikacione të cilat janë në fazën e vlerësimit.

Drejtori ekzekutiv për regjistrim të partive politike, Yll Buleshkaj tha se deri më tani asnjë subjekt politik apo kandidat i pavarur nuk ka aplikuar për certifikim.

Me 6 vota pro, 3 kundër në këtë mbledhje të KQZ-së u miratua edhe propozimi për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore sipas komunës përkatëse me 6 vota pro dhe 3 kundër./ekspress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat