
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 82 pacientë me COVID-19.
Raporti për 24 orët e fundit në këtë spital njofton se 13 prej këtyre paceintëve janë në gjendje më të rëndë.
“82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.