Lajme

‘Në Shtëpinë e Bardhë e kemi Biden, por Kosova po përjashtohet nga forumet, pse?’

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, tha se Kosova nuk diti ta shfrytëzojë momentumin kur administrata Trump ofroi zgjidhje për çështjen Kosovë-Serbi, dhe këtë e kishte bërë mes dy letrave dërguar këtyre vendeve, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Ibrahimit, atë kohë bëhej një fushatë denigruese ndaj të dërguarit special nga SHBA’të për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

‘’Fushata denigruese që e pamë ndaj ambasadorit Grenell, e cila vazhdon fatkeqsisht edhe sot, është rezultat i një paditurie dhe dashakeqsie. E kam thënë më herët, e përsëris edhe sot se fushata të tilla janë kundër interesave të vendit’’, shkroi Ibrahimi.

Ai tha se klasa politike kosovare nuk diti ta shfrytëzoj këtë momentum, dhe shpresuan në administratën Biden, kurse tani nuk po ftohen as në forumet që ai organizon.

‘’ E sot kur në Shtëpinë e Bardhë e kemi presidentin Biden, njërin nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës shtet, mu nga kjo administratë, Kosova përjashtohet nga forume ndërkombëtare. PSE?,, shkroi Ibrahimi.

Ky është postimi i plotë:

Administrata Trump, kishte një qëllim të qartë për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi. Këtë qartësim e bëri përmes dy letrave dërguar presidentëve në këto dy vende dhe e vulosi me emërimin e një emisari të posaçëm.

Klasa politike kosovare jo vetëm se nuk diti ta shfrytëzoj këtë momentum por ju kundërvu jo vetëm idesë por edhe ideatorëve.
Fushata denigruese që e pamë ndaj ambasadorit Grenell, e cila vazhdon fatkeqsisht edhe sot, është rezultat i një paditurie dhe dashakeqsie. E kam thënë më herët, e përsëris edhe sot se fushata të tilla janë kundër interesave të vendit.

“Kur të vjen Biden, do të rregullohen marrëdhëniet”,thuhej ndërkohë që turma vazhdonte të duarktrokas symbyllazi.

E sot kur në Shtëpinë e Bardhë e kemi presidentin Biden, njërin nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës shtet, mu nga kjo administratë, Kosova përjashtohet nga forume ndërkombëtare. PSE?

Në vend se të sulmohen zyrtarët amerikanë, duhet ta pyesim veten pse kemi ardhur në këtë derexhe.
Sikurse Trump e Grenell, edhe Biden e Blinken po e ndjekin linjën e njejtë me Kosovën. Problemi duket se është këtu.

“Nëse mashtron një herë, turpi qoftë me ty. Nëse më mashtron dy herë, turpi qoftë me mua”, thotë një fjalë.

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *