Lajme

Në Serbi i gëzohen lajmit se Presidenca e Kosovës nuk ia vazhdon kontratën William Walker

Mediat serbe kanë shkruar për mos-vazhdimin e kontratës mes ish-ambasadorit William Walker me Presidencën e Kosovës.

Vecernje Novosti serb shkruan kështu:

“Njërit nga konspiracionistëve të Reçakut, Presidenca e ashtuquajtur e Kosovës, nuk ia ka vazhduar kontratën me Fondacionin e tij”.

Novosti citon Walkerin, kur thotë se presidenca e Osmanit nuk ia ka vazhduar kontratën dhe nuk i është përgjigjur as në telefon.

“Sidoqoftë, Walker do të vazhdojë ta ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë’.

“Përndryshe, marrëveshja mes ‘Fondacionit William Walker dhe zyrës së Presidentit të të ashtuquajturës Kosovës, është nënshkruar vitin e kaluar, në mënyrë që Walker të lobojë për Kosovën. Walker, përndryshe, është i njohur në publik si konspiracionisti kryesor që akuzon Serbinë për masakrën në Reçak, pas së cilës, NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë”, vazhdon shkrimi. /demokracia.com

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti për dy ditët në vijim

Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël