Sport

Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Në mesjavë luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet e Kupës zhvillohen në të dy konkurrencat.

Prishtina – Llapi është prej ndeshjeve interesante te hendbollistët, përcjell FrontOnline.

Kjo ndeshje luhet të enjten nga ora 17:00.

Të enjten janë edhe ndeshjet Rahoveci – Drenica (19:30) dhe Vëllaznimi – Prizreni (19:00).

Ndërkohë të mërkurën luhen takimet: Trepça – Samadrexha (18:00), Kastrioti – Lepenci (18:00), Deçani – Drita (19:00).

Besa Famgas – Istogu dhe Zhegra – Ulpiana luhen më vonë.

Te hendbollistet ndeshjet e së mërkurës janë: Vushtrria – Trepça (18:00), Ferizaj – Ulpiana (16:30), Vëllaznimi – Kastrioti (17:00), ndërsa takimet e së enjtes janë: Istogu – Dukagjini (16:00), Prishtina – Drita (19:00), Deçani – Jusuf Gërvalla (18:30). CLICK – Shqiponja luhet më vonë.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *