Lajme

Në Medvegjë sot zgjedhjet lokale, “finalja” për shqiptarët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në Medvegjë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ku të drejtë vote kanë 6.595 votues.

Nga mëngjesi janë hapur 28 qendrat e votimit, ndërsa votuesit duhet të zgjedhin 25 këshilltarë komunal, të cilët zgjedhin më pas kryetarin e komunës.

Në këto zgjedhje po garojnë: SNS e Aleksandar Vuçiq, E djathta serbe, koalicioni shqiptar APN – PD i udhëhequr nga Muharrem Salihu, partia tjetër shqiptare PVD, dy parti më të vogla serbe, ndërsa këto zgjedhje po bojktohen nga opozita serbe Lidhja për Serbinë, përcjellë INA.

Këto zgjedhje janë vendimtare për shqiptarët, pasi që numri i tyre është gradualisht është shlyer nga listat zgjedhore. Por, shumë qytetarë të Medvegjës të cilët janë shpërngulur në Kosovë, kryesisht në Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat civilë.

Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve, Muharrem Salihu, ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak.

Njohës të zhvillimeve në Luginë, thonë se presin që shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë, kryesisht në Fushë Kosovë, sot t’u përgjigjen pozitivisht zgjedhjeve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat