Lajme

Në Kosovë janë rreth 7 mijë raste aktive me COVID-19

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga 13 marsi 2020-të e deri më tani janë 64 mijë e 519 persona që janë infektuar me virusin korona. Prej tyre 56 mijë e 28 janë shëruara.

Mirëpo janë edhe 1 mijë e 545 persona të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Prishtinë (65 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ish-ministri tregon se kur do të formohet Qeveria e re

Lajme

A do të kandidoj Ukë Rugova për kryetar të LDK-së?

Lajme

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Lajme

Ndërron jetë gruaja e veprimtarit Adem Demaçi