Lajme

Në Kosovë 71 të prekur nga koronavirusi: 32 në spital, 7 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së momentalisht janë duke u trajtuar 32 pacientë të infektuar me Covid-19, ose, siç njihet ndryshe, koronavirus. 25 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërkohë 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Në të gjithë Kosovën zyrtarisht deri më tani janë identifikuar 71 persona si të prekur me Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirus.

32 persona nga ta janë të shtrirë në Klinikën infektive duke qëndruar kështu nën vëzhgimin e mjekëve. Nga ta 25 janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Detaje për këta pacientë kanë dhënë sot gjatë ditës për Gazetën Express, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas saj, gjendja shëndetësore e këtyre personave është stabile.

“Gjendja e të prekurve është stabile. Për momentin 32 pacientë janë me Covid-19 duke u trajtuar në infektivë. 25 janë në gjendje stabile, ndërsa 7 të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi”, ka deklaruar për Express Faik Hoti, shef i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por pavarësisht kësaj, mbrëmë kanë ardhur lajme të mira nga Klinika Infektive e QKUK-së. Aty dy pacientë të cilët kishin rezultuar pozitiv me Covid-19, ose, siç njihet ndryshe, koronavirus, janë duke shkuar drejt shërimit. Testet e dyta që u janë bërë këtyre dy personave kanë rezultuar negative. Njëri nga pacientët i cili në testin e dytë ka rezultuar negativ me Covid-19 është djali i 82-vjeçarit i cili ndërroi jetë, javën e kaluar pas infektimit me koronavirus.

“Unë po i pres edhe rezultatet e tjera. Djali i personit nga Podujeva që vdiq nga koronavirusi, në testin e dytë ka dalë negativ. Po e presim edhe testin e rikonfirmimit. Gjatë javës së ardhme pritet t’i kemi pacientët e parë që të jenë të shëruar”, ka deklaruar për Express infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti.

E megjithëkëtë, autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.

Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri.

Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Haradinaj flet për qeverinë e udhëhequr nga Kurti

Lajme

Infektologu Valbon Krasniqi jep disa këshilla për shtatzënat për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Lajme

Gjermania shkon drejt rrafshimit të kurbës me më pak se 1,500 vdekje

Lajme

Lladrovci: Pa panik, ende nuk kemi informacion zyrtar se i infektuari është banor i Drenasit