Lajme

Në këto komuna u regjistruan rastet e reja me koronavirus, prin Prishtina

Ka shkuar në 24 mijë e 155 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 794 mostra të marra, 730 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti të infektuar me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 312 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Theksojmë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus, kështu duke e çuar në 755 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Në anën tjetër numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi ka arritur në 16 mijë e 122, përderisa janë edhe 7 mijë e 278 raste aktive.

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

Lajme

Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty merrëm unë

Lajme

Lajm i mirë për 7 komunat e Kosovës, futen në zonën e gjelbër!