Lajme

Në këto dy qytete, shtohen rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot se 855 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nga kjo shifër totale 298 raste me COVID-19 janë regjistruar vetëm në komunën e Prishtinës.

Rritje e trefishuar e numrit të të infektuarve vërehet në komunën e Mitrovicës. Duke u bazuar në raportin e IKSHPK-së, në këtë komunë të enjten janë regjistruar 18 raste me virus, ndërsa sot 62 raste.

Raportohet se në komunën e Gjilanit janë shtuar rastet edhe sot, ku janë 60 të infektuar me COVID-19, ndërsa Vushtrria ka regjistruar 50 raste të reja.

Rastet e tjera pozitive janë në: Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Zveçan. /Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje

Lajme

Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme

Këngëtarja shqiptare – Agim Veliut: Eh, l*shi nuk të bën burrë!