Sport

Në këtë hotel luksoz në Durrës, janë duke qëndruar djelmoshat e Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka zgjedhur që të akomodojë lojtarët e Kombëtares së Kosovës në një hotel shumë luksoz në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar dje në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e këtij muaji, kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).

E FFK ka zgjedhur njërin ndër hotelet më luksoz në Durrës, për akomodimin e lojtarëve.

Hoteli në të cilin ndodhen aktualisht kombëtarja është me pesë yje dhe mjaft luksoz, duke marrë parasysh edhe publikimet në rrjetet sociale, ku shihet ambienti shumë i mirë.

Në fotografinë e publikuar nga hoteli, shihen të gjithë djelmoshat e Kombëtares, ku në sy bien Bernard Berisha dhe Herolind Shala, të cilët kanë bërë shqiponjën.

“Suksese KOSOVA. Ju jemi mirënjohës për zgjedhjen tuaj. Stafi i Premium beach hotel Ju URON suksese! Jemi ne dispozicionin tuaj”, thuhet në postimin e tyre.

Kosova nesër me 11 nëntor zhvillon miqësoren me Shqipërinë në ora 16:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi