Lajme

Në kaq ora nesër besimtarët myslimanë do ta falin Kurban Bajramin

Falja e përvitshme që bëhet në festën e Kurban Bajramit këtë vit do të fillojë në ora 5:05.

Këtë e ka bërë të ditur Sabri Bajgora, drejtor i institutit për hulumtime dhe studime islame në Klan Kosova.

Bajgora i kërkon besimtarëve që të vijnë pak me herët në xhami para faljes së Kurban Bajramit.

“Namazi i sabahut do të nisë në 4:31 kurse bajrami falet në ora 5:05 andaj besimtarët duhet të jenë në xhami pak minuta më përpara”.

Ai po ashtu ceku se këtë vit janë rreth 6 mijë e 700 kurbana dhe se ekipet e Bashkësisë Islame janë të gatshëm menjëherë pas faljes së bajramit.

“Përafrisht janë 6 mijë e 700 kurbana qe zakonisht prehen. Ekipet tona gjenden në teren qysh pas faljes së Bajramit do të startojmë me shpërndarjen e mishit”.

Kurban Bajramit këtë vit nuk mund të falet në Haxh përveç atyre personave që jetojnë atje, për shkak të masave anti-covid.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur