Sport

Ndryshon renditja: Ky është klubi më i shtrenjtë në Kosovë, vlera e tij kalon mbi 4.2 milionë euro

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani është klubi me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës. Bazuar në raportin e “transfermarkt.com”, del se Ballkani është skuadra që ka vlerën më të madhe, gjithsej 4.23 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.

Faqja që merret me vlerësimin dhe rivlerësimin e futbollistëve, “transfermarkt” tani ka bërë rivlerësimin e futbollistëve të Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas saj, FC Ballkani tani është skuadra me vlerën më të madhe në Kosovë, ku vlera totale e futbollistëve të skuadrës është 4,23 milionë euro.
Blendi Baftiu, Mirlind Daku dhe Armend Thaqi tashmë janë lojtarët më të shtrenjtë të klubit suharekas, ku secili prej tyre ka vlerën 350 mijë euro.

Ndërsa pas tyre me vlerë nga 325 mijë euro qëndrojnë Korenica, Gripshi dhe Kuc.

Muaj më parë rënditja ishte ndryshe, në krye qëndronte Prishtina, derisa tash është e treta me vlerë 3.88 milionë euro.

Kujtojmë se Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 38 pikë në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, ndërsa në pozitën e parë gjendet Drita me 41 pikë.

Më poshtë keni vlerësimin nga “transfermarkt” për çdo klub të Superligës së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

KEK-u – Ramiz Sadiku: Përfundon miqësorja, ky është rezultati përfundimtar

Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Akhmat Grozny – Arbëria, ky është rezultati

Sport

Çmendet Partizani: Kërkon dy yjet e Prishtinës dhe Ferhan Hasanin

Sport

KF Arbëria luan ndeshje miqësore me skuadrën ruse, futbollisti kosovar startues