Sport

Ndryshon orari për xhiron e 13-të në Superligë, ndeshja kryesore luhet të dielën dhe transferohet në TV

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në këtë fundjavë pas pauzës dy-javore për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Java e 13-të do të karekterizohet me disa ndeshje tejet interesante, padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Suahrekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Llapit e që do të pritet një luftë e fortë nga të dyja skuadrat për të nxjerrë pikët maksimale.

Siparin e javës së 13-të do ta hapin ndeshjet Gjilani – Drenica, Feronikeli – Arbëria dhe Besa – Drita.

Të dielën më fillim nga ora 13:00 do të luhet takimi Prishtina – Trepça ’89, teksa Ballkani me Llapin do të zhvillohet nga ora 13:30 me transmetim direkt në Klan Kosova.

Për dallim nga javët e kaluara kur ndeshjet u zhvilluan nga ora 13:00, në këtë javë, takimet do të luhen nga ora 13:30, hiq ndeshje Ballkani – Lla;pi. /Zeri.info

Java e 13-të

E shtunë 21.11 ora 13.00

Gjilani – Drenica

Feronikeli – Arberia

Besa – Drita

E diel

Prishtina – Trepca ’89 13:00

Ballkani – Llapi ora 13-30 (transmetohet në Klan Kosova)

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë