Lajme

Ndryshon ora policore në Shqipëri

Duke nisur nga dita e sotme do të rikthehet ora policore e kufizimeve nga 22:00 e mbrëmjes deri në orën 6:00 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-COVID.

Komiteti i Ekspertëve vendosi para festave të fundvitit që ora policore të niste në 20:30 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Duke nisur nga sot ky orar zhvendoset në 22.00, kohë në të cilën duhet të mbyllen të gjitha aktivitete tregtare, dhe ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë një leje ose arsye të veçantë.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar. Nuk ka ende një njoftim nëse do të rinisin fluturimet apo masa e pezullimit të tyre do të zgjatet. /Euronews.al

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti, me presidentin Biden dhe sekretarin e shtetit do të jetë më ndryshe

Lajme

Faton Abdullahu, ‘’Pa PDK-në e han dreqi këtë vend’’

Lajme

61 pacientë të infektuar virus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës

Lajme

Flet Haziri, rreth mundësisë së koalicionit paszgjedhor me PDK-në