Lajme

Ndryshon lista e komunave në zonë të kuqe, verdhë e gjelbër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka ndryshuar lista e komunave në zonë të kuqe, verdhë e gjelbër, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se në zonën e kuqe janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Po ashtu Zemaj bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 249 pozitive teksa 538 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe mëtej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.

Bashkë ia dalim!

Postime të ngjajshme
Lajme

Shuhet NISMA në Leposaviq, komplet dega kalon në Vetëvendosje – Bahtiri: Albin Kurti do të kujdeset për këto fshatra strategjike të banuara me shqiptarë

Lajme

E dhimbshme: Vdes 31 vjeçarja nga Mitrovica, vuante nga kanceri

Lajme

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët