Lajme

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për nesër

Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 28 gradë Celsius, përcjell Demokracia.

‘’Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius’’, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas IHK-së do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Lajme

Rrufeja godet dasmorët, së paku 17 të vdekur