Sport

Ndryshime të mëdha në tabelë pas tri ndeshjeve të sotme në Superligë

Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 12-të në Superligë, sot u zhvilluan tri ndeshje tejet interesante, shkruan “Zeri.info”.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita barazoi pa gola me FC Prishtinën.

Pas këtij barazimi, Drita mbetet në vendin e dytë në tabelë me 23 pikë të tubuara, kurse FC Prishtina në vendin e pestë me 15 pikë.

Nga ana tjetër, derbi drenicas mes Drenicës dhe Feronikelit i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Me këtë fitore, Drenica ngritet në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, kurse “Nikli” bie në vendin e shtatë me 12 sosh.

Dhe për fund, Llapi e “shkatërroi” Trepçën’89 në Podujevë me rezultat 5:0.

Përkundër fitores, Llapi mbetet në vendin e nëntë me tetë pikë, kurse 89-shi në vendin e gjashtë me 14 sosh. /

Postime të ngjajshme
Sport

Triumfojnë Prishtina e Trepça ’89, tabela merr pamje interesante

Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa