Sport

Ndryshime të mëdha në mesfushë dhe sulm, kështu mund të duket Barça e sezonit të ardhshëm

Barcelona e ka mbyllur një sezon aspak të suksesshëm këtë vit duke përfunduar në vendin e tretë në La Liga pas Atletico Madridit dhe Real Madridit, duke u eliminuar herët nga Liga e Kampionëve, por ishte fituese e Kupës së Mbretit.

Rikthimi në krye të klubit si president i Joao Laportas ka bërë që në këtë klub të nisin ndryshimet e mëdha edhe pse akoma nuk është qartësuar e ardhmja e trajnerit Ronald Koeman, por që rruga e cila po ndiqet sa i përket ofrimeve të reja deri diku tregojnë se holandezi do ta drejtojë skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm.

Deri më tani, Barcelona ka siguruar tri blerje mjaftë cilësore me kosto zero. “Blaugranët” kanë siguruar shërbimet e Eric Garcias dhe Sergio Agueros nga Manchester Cityt si dhe mesfushorin Georgie Wijnaldum nga Liverpooli ndërsa raportohet se janë shumë afër sulmuesit holandez Memphis Depay nga Lyoni.

Në sezonin e ri, për t’i shfrytëzuar sa më mirë këto ofrime, trajneri Ronald Koeman pritet të luajë më skemën 4-3-3 dhe në këtë formacion Leo Messi do të luante në sulm së bashku me dyshen e re Depay-Aguero.

Ja formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin 221/2022:

Barcelona: (4-3-3): Ter Stegen, Dest, Pique, Garcia, Alba, Busquets, De Jong, Wijnaldum, Messi, Depay,, Aguero.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89