Lajme

Ndodh mrekullia, zjarrfikësit nxjerrin nga flakët fëmijën në Tiranë

Pas njoftimit se ka rënë zjarr, punonjësit e zjarrfikëses në Tiranë kanë shpëtuar nga flakët një fëmijë të mitur në zonën e freskut në Tiranë.

Në video duket momenti kur fëmija nxirret në krahë nga punonjësi i zjarrfikëses.

Makthi mes flakësh për të miturin ka marrë fund, por ende ka banorë të tjerë të pallatit të tij që kanë mbetur brenda dhe janë në rrezik për jetën.

Në flakë është përfshirë kati i dytë i pallatit në rrugën “Fadil Deliu”. Sipas raportimeve disa prej banorëve janë evakuuar, ndërsa po punohet për të nxjerrë edhe të tjerët.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka shumë forca zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen flakëve.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *