Sport

“Ndjej keqardhje që nuk luajta me Ronaldon”

Pas 25 vitesh karrierë me fanellën e Juventusit, Claudio Marchisio u largua verën e 2018-ës nga klubi bardhezi dhe pas një aventure në kampionatin rus, tani po punon për një shoqëri konsultimi dhe menaxhimi të imazhit sportiv.

Në një intervistë për mediat italiane, ish mesfushori i Juventusit ka treguar eksperiencën e tij me klubin bardhezi, ndërsa ka komentuar edhe rëndësinë e trajnerëve si Deschamps, Ferrara e Conte, për ecurinë e karrierës së tij.

“Deschamps ishte i pari që besoi te unë, në vitin e vështirë në Serinë B, ndërsa me Ferrarën krijova një identitet timin, duke luajtur mesfushor anësor në një rreshtim me 3. Më pas erdhi Conte që na mësoi se çfarë është shpirti juventin, duke na rikthyer te fitimi i titujve”, rrëfen Marchisio.

Image result for marchisio juventusMë pas mesfushori zbuloi se ka qenë Fabio Capello ai që e ka grumbulluar për herë të parë me skuadrën e parë, ndërsa tregoi se Del Piero është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij te Juve.

“Për herë të parë më grumbulloi Capello dhe stërvitesha deri vonë në mbrëmje, ndaj kishte raste kur nuk shkoja në shtëpi, por flija në makinë. Një herë më zgjoi boria e makinës së Del Pieros, pasi po flija në makinë, brenda parkimit. Ishte lojtari më i madh që kam pasur për shok skuadre, ndonëse do të doja të kisha luajtur edhe me Ronaldon”, deklaroi ish mesfushori bardhezi.

Postime të ngjajshme
Sport

Çika e artë e Kosovës nesër nderohet në mënyrën më të mirë të mundshme pas sukseseve në xhudo

Sport

Futbollisti italian infektohet me koronavirus

Sport

Gjyqtarët e javës së 20-të: Nuza nuk delegohet fare, Prishtina – Ballkani i besohet…

Sport

Ish-drejtori i Liverpoolit flet fjalë të mëdha për Vedat Muriqin