Sport

“Ndizet” lufta për titull, Drita humbet në shtëpi nga Trepça ‘89

 

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë ditën e sotme me dy takime mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë, pasi pret Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilanasit duan triumfin e dytë në edicionin pranveror, derisa Minatorët kanë udhëtuar për të shkaktuar befasi.

Te Drita nga lëndimet janë kthyer edhe dy yjet, Faton Maloku e Ardian Cuculi që ndodhen në bankën rezervë.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në fushën me bari sintetik në Drenas,ku Drenica pret Besën e Pejës.

Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largoheshin nga pozita e parafundit në tabelë.

Në anën tjetër Besa duket e dorëzuar tanimë, por udhëton drejt Drenasit për të shkaktuar befasi.

LIVE: Drita 1-2 Trepça ’89

90+4′ Përfundon ndeshja

90′ 4 minuta lojë shtesë

82′ Zëvendësim te Trepça ’89: Nikson Mema inkuadrohet në vend të Zeki Ademit.

80′ GOOOL! Drita shënon për të pasur shpresë të rezultatit pozitiv… Rexha shënoi golin

78′ Tollovi në zonën e mysafirëve, mirëpo topi largohet nga Berisha

75′ Edhe pak minuta kanë mbetur, Drita drejt humbjes së parë pranverore

63′ Goditje e bukur e Darwish, por pret portieri Rexhepi

62′ Rast i mirë për vendasit, Onoka megjithatë gjuan mbi portë

50′ Drita po dominon, por pa arritur të rrezikoj seriozisht

45′ Onoka dhe Ajzeraj janë inkuadruar në lojë për të ringjallur krahët e Dritës

45′ Fillon pjesa e dytë

45+3′ Përfundon pjesa e parë

45′ GOOOL! Dyfishohet epërsia e mysafirëve

40′ Rexha me rast të mirë brenda zonës, topin nga këmbët ia largon Berisha

32′ Drita e ka iniciativën për të barazuar, mbrojtja mysafire në nivelin e detyrës

25′ Bujar Shabani provon goditjen, topi mbi portë

22′ Kalon gjysma e pjesës së parë, Drita nuk po arrinë të krijoj rast të mirë shënimi

14′ GOOOOL! Trepça ’89 realizon për 0-1, Zeki Ademi ishte golashënuesi.

08′ Rexha rrezikon i pari, pas goditjes së tij me kokë topi shkon jashtë

01′ Ka filluar ndeshja në Gjilan

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Arago, Limani, Namani, Ahmeti, Xh.Shabani, Blakcorri, B. Shabani, Fazliu, Rexha, Alidema.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau.

(Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kasumi, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi)

LIVE: Drenica 0-0 Besa

90+4′ Përfundon takimi

90′ 4 minuta lojë shtesë

90′ Besa me rast fantastik, por në pozitë jashtë loje ishte Redon Syla

83′ Denisson godet nga jashtë zonës, topin e ndalin mbrojtësit mysafirë

82′ Lojtarët e Besës kanë marrë zemër, po provojnë të fitojnë komplet duelin

72′ Lushtaku inkuadrohet në vend të Shaqes tek Drenica, Ahmed në vend të Zhurit tek Besa

68′ Rraqi është inkuadruar në vend të Haxhiut

64′ Baton Zabërgja lëshon rast të pastër shënimi, e pabesueshme se çfarë ka humbur

59′ Rast i mirë për vendasit, por Rajoviç e largon para se Uka të godiste

55′ Besa po luan pak më mirë në pjesën e dytë, ndeshja e barabartë

45′ Bekim Maliqi është inkuadruar tek Besa, Qemail Elshani tek Drenica

45′ Fillon pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

40′ Durim Zhuri me goditjen e parë të Besës, mbi portë megjithatë

38′ Zabëgja godet përsëri, këtë herë devijohet në rivënie nga këndi

36′ Zabërgja me rast të mirë shënimi, por pa sukses para portierit Kolaj

29′ Rapo godet, por mbrojtësit mysafir e ndalin topin para se të shkojë drejt portës

25′ Denisson godet, por devijon Halili… vetëm këndore për vendasit

21′ Xhaka harkon, topin e kap Arion Ymeri

20′ Drenica me rastin më të mirë deri më tani, pritet topi nga Agron Kolaj

12′ Uka provon goditjen, por e ndal lehtësisht portieri Kolaj

10′ Ritëm i ulët i lojës deri më tani, asnjë rast i mirë për tu përmendur

01′ Ka filluar ndeshja në Drenas

Formacionet zyrtare:

Drenica:

Besa:

(Gjyqtarët e ndeshjes: Visar Kastrati, Meriton Berisha, Bashkim Hyseni).

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës

Sport

Morina i gëzohet pikës së fituar në Gjilan

Sport

Batatina: Ne e mundëm vetën, nuk na mposhti Prishtina

Sport

Sokoli flet pas barazimit kundër Arbërisë