Sport

Ndihmëstrajneri i Llapit justifikohet për humbjen, Thaqi e quan Malishevën “skuadër shumë të mirë”

Ndihmëstrajneri i Llapit, Andi Kulli e ka komentuar humbjen e sotme të skuadrës së tij nga Malisheva.

Në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës, Llapi pësoi humbje turpëruese 0:3 nga Malisheva, raporton FrontOnline.

Pas ndeshjes, Kulli tha se skuadra e tij pësoi nga gabimet.

“Gabimet paguhen, një gabim i portierit dhe pësuam. Jo angazhimi siç e donim, nuk ishte faji asgjë tjetër përveç mos anazhimi 100%”, tha Kulli për “Art Sport”.

“Keni durim, çdo gjë do të shihet në vazhdimësi. Fitoja e Super Kupës na motivoi më shumë, por gabimet paguhen. Në vazhdim do të shikojmë të ardhmen”, shtoi ai.

Ndërkaq, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

“Fillimi i ndeshjes ishte mjaftë i dobët dhe i ngadaltë. Kuptohet që shumica lojtarëve luajnë për herë të parë, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit, por në vazhdim treguam maksimumin tonë. Pamë dy pjesë të ndryshme, Llapi ka shumë lojtarë cilësor por dallon normalisht adaptimi nga një fushë në tjetër”, tha ai.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj këtyre ekipeve atëherë tregojmë se Malisheva është shumë e fortë. Drita na tregoi se ka ekip mjaftë cilësore. Ekipi jonë është shumë i mirë”, përfundoi Thaqi.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf