Lajme

Ndeshjet kur kombëtaret u turpëruan: Këto janë humbjet më të thella që pësuan ndër vite

Mbrëmë, në kuadër të Ligës së Kombeve, është zhvilluar ndeshja Spanjë-Gjermani, ku rezultati përfundimtar ishte 6:0 në të mirë të spanjollëve. Me golat nga Morata x1, Torres x3, Rodri x1 dhe Oyarzabal x1, Spanja kaloi tutje, kështu duke ia regjistruar Gjermanisë humbjen më të thellë në 89 vitet e fundit.

Tani, si duket e ardhmja e teknikut të Gjermanisë Joachim Low është në rrezik, dhe shumë pyetje janë duke u bërë rreth humbjes mbrëmë së bashku me seleksionim të lojtarëve.

Kjo humbje mund të na i rikujtojë disa nga humbjet më të thella në botën e futbollit sa i përket kombëtareve, ku në Top 10 gjendet kombëtarja e Gjermanisë me disa fitore të saj të thella ndër vite.

Më poshtë është e bashkangjitur lista e Top 10 rezultateve më të turpshme në kuadër të futbollit me kombëtare.

Brazil – Gjermani 1:7 (Kupa e Botës 2014)

Australia – Samoa Amerikane 31:0 (Kualifikimet për Kupën e Botës 2002)

Spanjë – Holandë 1:5 (Kupa e Botës 2014)

USA (femrat) – Tajlandë (femrat) 13:0 (Kupa e Botës për femra 2019)

Brazil – Nikaragua 14:0 (Pan Am Games 1975)

Gjermani – San Marino 13:0 (Kualifikimet për Evropian 2006)

Spanjë – Austri 9:0 (Kualifikimet për Evropian 1999)

Gjermani – Arabia Saudite 8:0 (Kupa e Botës 2002)

Portugali – Koreja e Veriut 7:0 (Kupa e Botës 2010)

Jugosllavia – Ishujt Faroe 7:0 (Evropiani 1992)

Postime të ngjajshme
Lajme

Sot do të nis faza e dytë e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave

Lajme

Sot mbahet Ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)

Lajme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për votimin e disa projektligjeve

Lajme

20 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së