Sport

Ndeshjet e sotme të Superligës, kompania e madhe e basteve publikon kuota të “çmendura”

Sot rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, teksa në program janë tri ndeshjet tejet interesante.

Padyshim, vëmendja kryesore sot do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton FrontOnline.

Në pasditën e sotme, Drita e Gjilanit është nikoqire e Ballkanit të Suharekës në një përballje tejet interesante.

Ndeshje tjetër interesante sot do të zhvillohet mes Feronikelit dhe Dukagjinit, teksa Llapi e pret në shtëpi Malishevën.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” tashmë ka publikuar kuotat për ndeshjet e sotme.

Për ndeshjen Drita – Ballkani, gjilanasit konsiderohen favorit me kuotë prej 2.15, fitorja e suharekasve vlerësohet me 3.00, kurse barazimi me 3.20.

Nga ana tjetër, fitorja e Feronikelit ndaj Dukagjinit vlerësohet me 1.40, barazimi me 4.50, kurse fitorja e klinasve me 5.50.

Dhe për fund, Llapi konsiderohet favorit ndaj Malishevës me kuotë 2.00, fitorja e mysafirëve vlerësohet me 3.25, kurse barazimi poashtu me 3.25.

Të tria ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 16:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit