Sport

Ndeshje që nuk duhet t’i humbisni: Sot dite e tifozëve të futbollit, këto derbi zhvillohen

Tifozët e sportit më të dashur në botë, futbollit, i pret një e shtunë spektakolare, me shumë derbi futbolli.

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë janë rikthyer ligat evropiane, shkruan lajmi.net.

E një rifillim më të mirë të ligave nuk ka mundur ta mendojë askush.

Skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Marseille, Dortmund, Bayern Munich, Inter, Milan, Juventus e shumë të tjera, zbresin në fushë ditën e premte.

E mira e kësaj dite, janë derbit e shumtë.

Gjithçka nis nga ora 13:30, me Evertonin që pret Liverpoolin. Në të njëjtin orar, në Skoci luhet Celtic – Rangers.

Ndeshje të mira dhuron edhe Serie A, me Napolin që takohet me Atalantën, ndërsa Inter dhe Milan në ‘San Siro’ zhvillojnë derbin më të madh lokal.

Në Superligën e Kosovës, në ‘Fadil Vokrri’ rikthehet klasikjka FC Prishtina – Besa, ndërsa në Maqedoni, takohen Vardari me Shkëndijën.

Listën e plotë të ndeshjeve të ditës së shtunë të cilat nuk duhen humbur, i gjeni në pjesën e mëposhtme.

Postime të ngjajshme
Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume

Sport

Ronaldo vendos ultimatum: Juventus transferon dyshen e La Ligas për 100 milionë euro