
Ballkani dhe Malisheva kanë dhuruar sot spektakël në Suharekë.
Një takim përgatitor i luajtur mes tyre ishte shumë i bukur dhe interesant, shkruan Gazeta Olle.
Malisheva kaloi pritshmëritë dhe i bëri shumë telashe skuadrës suharekase që po lufton për titullin duke detyruar kështu “Xhebrailat” që të djersijnë më shumë se sa mund ta kishin pritur.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-2 në favor të Ballkanit.
Mirlind Daku realizoi golin e fitores pas një goditje nga larg në minutën e 77-të.
Paraprakisht për skuadrën e Bledi Shkëmbit kishin realizuar Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica, ndërsa tek të besuarit e Arsim Thaçit golin e kishin gjetur dyshja e talentuar Rrahmani – Sekiraqa.
Ky takim u përcjellë nga qindra tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit.