EURO 2020

Ndeshja Ukrainë – Angli, vjen postimi interesant nga legjenda e boksit, Vladimir Klitschko

Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko e ka komentuar ndeshjen e sotme mes Ukrainës dhe Anglisë.

Në rrjetin social “Twitter”, legjenda e boksit e ka mbështetur Ukrainën për këtë sfidë.

“Çkemi njerëz, njerëzit më pyesin nonstop çfarë mendoj për ndeshjen e sotme ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë”, tha ai.“Nuk do ta humbja këtë ndeshje për asgjë, nëse diçka do të duhej të humbte, do të duhej të ishte goli i Anglisë ndaj Ukrainës”, shtoi ai me shaka.

“Le ta shikojmë dhe t’i respektojmë të dyja shtetet dhe të argëtohemi, uroj fat të dyja skuadrave dhe veçanërisht asaj me fanellat verdh e kaltër, faleminderit tifozë sepse ju i bëni këto ngjarje të veçanta”, përfundoi Klitschko.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për fazën çerekfinale të “Euro 2020”.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020