Sport

Ndeshja mes Shkupit dhe Llapit po afron, ja sa tifozë do të lejohen në stadium

Më 8 korrik zhvillohet ndeshja e parë mes Shkupit dhe Llapit në Conference League.

Padyshim se kjo përballje mes dy skuadrave shqiptare pritet me kurreshtje të madhe nga tifozët, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin Arena “Todor Proeski”, dhe nga nesër dalin në shitje biletat.

Klubi nga Maqedonia e Veriut ka njoftuar se ndeshja do të luhet me 30% të kapacitetit të stadiumit, diku rreth 10 mijë tifozë.

“Ndeshja Shkupi-Llapi, do të luhet me 30% të kapacitetit të stadiumit (çka i bie që do të jenë 10 mijë tifozë) të cilët duhet ti respektojnë masat anti-covid, të bëhet dezinfektimi I duarve, matja e temperaturës, të mos grumbullohemi dhe të mbajmë distancë sociale brenda stadiumit”, thuhet në njoftimin nga FC Shkupi.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet