Sport

Ndeshja e barazhit Trepça ’89 – Dukagjini: Kështu kishin përfunduar tri përballjet e tyre të fundit mes vete

Trepça ’89 dhe Dukagjini sot zhvillojnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme të sezonit.

Këto dy skuadra takohen sot në ndeshjen e barazhit, me skuadrën fituese që siguron pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ri.

Mitrovicasit dhe klinasit ishin takuar tre herë mes vete në sezonin e kaluar (2019/20), kur skuadra nga Klina ishte pjesë e Superligës.

Vjen goli i parë në duelin, Dukagjini – Trepça ’89 | inFokus
Dukagjini kishte regjistruar dy fitore nga ato tri përballje, teksa një ndeshje u fitua nga “Xehtarët”.

Kujtojmë se Trepça ’89 luan në barazh sepse kishte përfunduar e teta në tabelë në Superligë, kurse Dukagjini si skuadër e dytë nga Grupi A i Ligë së Parë, shkruan Zeri.info.

Paraprakisht, skuadra nga Klina mposhti Flamurtarin 2-1 në sfiden e barazhit të Ligë së Parë.


Ndeshja Trepça ’89 – Dukagjini zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës