
Si pasojë e sëmundjes së leukemisë akute, ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Nasuf Mjekiqi.
Lajmin për Klan Kosova e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42 vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë.
Kujtojmë se Mjekiqit iu nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi.
Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.