Lajme

Ndërron jetë aktorja e njohur

Aktorja, Carmen Sevilla, vdiq pasi vuajti nga demenca për një kohë të gjatë.

Media spanjolle El Nacional konfirmoi se Carmen Sevilla kishte ndërruar jetë vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të nëntëdhjetë, shkruan The Sun.

Në vitin 2012, u njoftua se Carmen ishte në një fazë shumë të përparuar të demencës, transmeton lajmi.net.

Ndërsa më vonë në vitin 2016, u raportua nga të afërmit se se ajo nuk e njihte më as shtëpinë e saj.

Aktorja e nominuar për Oskar, e cila dikur luajti së bashku me Charlton Heston, lindi në Seville, Spanjë, në vitin 1930.

Ajo bëri famë pas rolit të saj të parë në Jalisco Sings në Seville në 1948, ndërsa pas tij Carmen vazhdoi të luante në një numër filmash klasikë.

Karriera e Carmen vazhdoi mirë në vitet e nëntëdhjeta, kur ajo kërceu në shfaqjen spanjolle Telecino Telecupón.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Lajme

Zgjedhjet për kryetar komune në Podujevë: Si pritet të votojnë të prekurit nga Covid-19

Lajme

Ministria e Financave porosit dron 18 mijë euro, tregon se çka i duhet

Lajme

Anita bëhet romantike, publikon foto duke u puthur me Ramushin